Vendosni fjalën kyçe....

“I mori Edi Rama” – Batuta e Kryemadhit teksa i jep fletushkën, banakierja e pyet: A ke sjellë ndonjë tufë me lekë? (Video)


Kryetarja e LSI-së ka bërë batuta me banakieren e një bari teksa po shpërndante fletushka me programin elektoral të forcës politike që drejton.

Ajo futet në një bar në Tiranë dhe i afrohet punonjëses duke i drejtuar një fletushkë.

Kjo e fundit i kthehet duke e pyetur kryetaren e LSI-së nëse ka sjellë ndonjë ‘tufë me lekë’.

Kryemadhi i përgjigjet se lekë nuk ka pasi i ka marrë kryeministri Rama. Pasi i lë fletushkën mbi banak, Kryemadhi dhe personat që e shoqëronin largohet.

Pjesë nga debati

Kryemadhi: Futemi? Si jeni!

Banakierja: Na keni sjellë ndonjë tufë me lekë.

Kryemadhi: Jo lekë s’ka.

Banakierja: Po pse s’ka?

Kryemadhi: Lekët i ka marrë Edi Rama, ne po ju sjellim programe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *