Të paktën pesë persona u arrestuan, dy makina u dogjën, një makinë policie u dëmtua në natën e tretë radhazi të dhunës në qytetin francez të Lionit.
Pas incidenteve në lagjet Alagniers e Duchère në fundjavë, dhuna shpërtheu në rrugët e Bron, jashtë Lionit edhe në fillim të javës.
Policia u godit me predha ndërsa ajo u përgjigj me gaz lotsjellës.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, tha se kishte pasur të paktën 21 arrestime ditët e fundit në zonën më të madhe të Lionit ndërsa publiku po irritohet gjithnjë e më shumë nga kufizimet e vazhdueshme të koronavirusit, duke përfshirë edhe shtetrrethimin e fundjavës.
“Asnjë akt dhune nuk mund të pranohet. Mbështetni forcat e policisë.” – shkroi ai në Tëitter.
Dhuna e së shtunës pason vendimin e Darmanin për të vendosur 200 policë dhe xhandarë shtesë në qytet si përforcime për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së dhunës së natës.
Rreth 13 automjete u dogjën në rrethin Alagniers të Lionit të premten në mbrëmje, pasi të paktën gjashtë vetë u arrestuan.