Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga ana e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ai thotë se KQZ ka nisur tanimë nga puna për verifikimin e dokumentave të kandidimit. Kreu i KQZ-së shpjegoi se po verifikohen formularët e vetëdeklarimit, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.”– shkruan Celibashi.
Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përsëritur thirrjen për kandidatë të pa inkriminuar dhe figura të pastra. Të njëjtat thirrje ka bërë dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.