Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni antidrogë në tre shtete – Policia shqiptare u vë prangat 5 të rinjve nga Vlora


Policia e Shtetit, është angazhuar në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, të koduar “TIBUS” duke vënë në pra nga katër persona. Operacioni është shtrirë në tre vende, Itali, Shqipëri dhe Gjermani.

Në vendin tonë, operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Sikurse bëhet me dije në njoftimin e policisë, janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës 5 shtetas, të cilat janë: Albano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23-vjeç, Eriseld Nelaj 27-vjeç, Rezart Elmazaj 31-vjeç dhe Zigur Aliaj 25-vjeç.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale, kanë transportuar drogë në drejtim të Italisë.”– thuhet në njoftim.

Policia dyshon se droga shpërndahej nga shtetas nigerianë, të cilët kamufloheshin si të pastrehë e endacakë, për t’u mos u zbuluar. Më pas dërgohej në drejtim të Gjermanisë përmes autobusëve dhe linjës hekurudhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *