Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Skuadra e PD-së është futur në lojë për t’u bërë qejfin aleatëve


Në konferencën e tij për mediet, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se skuadra e PD-së na hyrë në fushën e lojës “për të humbur”. Sipas tij, listat e PD-së refletojnë se ata po futen në zgjedhje vetëm për t’u bërë qejfin aleatëve.

“Është e pabesueshme. Kjo është një skuadër e futur për të mbajtur bashkë lojtarët në fushë, në mënyrë që njëri të mos dehet në stol, tjetri mos të vjedhë tutat e të tjerëve në stol, tjetri mos të marrë stolin e të ikë në shtëpi. Dhe kjo është alternative për Shqipërinë? Me këtë fiton Shqipëria? Me Fatmir MEdiun fiton Shqipëria, me Mediun fitojnë pronarët? Vetëm vendin si deputet në parcelën e PD-së ka siguruar Mediu. Shpëtim Idrizi, sekseri I Çamërisë që zgjohet nga gjumi në orën dy si I buhavitur e i hap luftë Greqisë dhe pastaj shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende Pëllumbash, Vangjel Dule në Tiranë? Çfarë do ai në Tiranë? Sepse nuk e voton më njeri as në Sarandë e as në Gjirokastër?!”– deklaroi Rama ndërsa nuk lë kritika pa bërë për të gjithë aleatët e PD-së.

Sipas kryeministrit, listat e PD-së nuk përfaqësojnë as gratë, të cilat sipas tij janë future në lista vetëm për numër.

Rama vazhdon: “Më interesantja është që në PD nuk ka asnjë prurje të re përveç Agron Gjekmarkajt. Natyrisht është një kontribut i PD-së që largon një personazh turbullues për familjet, por besoj se është një akt serioz dhe një akt respekti për demokratët e Lezhës. PAshë para se të vija këtu një deklaratë të një zonje që nuk e njoh, rezulton se ishte kandidate e PD-së në Kurbin. Për kuriozitet u interesova dhe më folën fjalë të mira. Gratë në lsitën e PD-së janë për të zbatuar ligjin që duhen 1 në çdo tre dhe ka një në çdo 3 se nuk I regjistron KQZ-ja, por nuk përfaqësojnë të gjitha gratë.

Por janë brenda mureve të SHQUP-it, s’ka asnjë jashtë mureve. Kjo është pak a shumë panorama që kam unë për skuafrat që janë në fushë. Natyrisht ne nuk e kemi betejën me PD e LSI, por me vetveten për t’u bërë sa më të denjë për vendin dhe për të fituar zemrat e njerëzve. NE nuk mund të jemi njerëz që drejtojnë këtë forcë politike dhe të listojmë bazuar në idenë që kemi për njëri-tjetrin. Sado pozitive dhe sado me bindje të jetë ideja ime për njërib apo tjeterin, nuk mjafotn. Cila është ideja e publikut. Shqiptarët nuk janë aty që të detyrohen të votojnë, pavarësisht se partitë dëgjojnë e shohin brenda mureve të tyre.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *