Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Njeriu i Ballës në Bashkinë e Librazhdit urdhëron se cili biznes duhet të punojë


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së nga Librazhdi ditën e sotme deklaroi se pas 25 prillit nuk do të vendosë bashkia e Ballës se cili biznes duhet të punojë apo jo.

Bardhi thotë se në Librazhd njeriu i Taulant Ballës urdhëron njerëzit se ku duhet të blejnë.

Pas 25 prillit nuk do e vendosë bashkia e Ballës cili biznes duhet të punojë e cili jo!

Fadil Kojku ka një dyqan të shitjes së materialeve të ndërtimit në Librazhd, por është në kushte mbijetese, sepse nuk e ka mik kryetarin e Bashkisë, njeriun e Taulant Ballës, i cili urdhëron njerëzit se ku duhet të blejnë.

Ka arritur në pikën që të mbajë vetëm tre punëtorë.

E sigurova Fadilin se kjo gjë merr fund më 25 prill!

Ne do ta çlirojmë biznesin nga presioni, nga taksidarët abuzues, nga ndërhyrjet e pushtetarëve në favor të miqve të tyre”-shkruan Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *