Vendosni fjalën kyçe....

Eksperimenti – Kompjuteri mund të mësojë se cilat fytyra ju duken tërheqëse duke skanuar valët e trurit tuaj


Në atë që mund të tingëllojë si e frikshme, e ngjashme me aplikacioneve të takimeve si Tinder, studiuesit kanë zhvilluar një sistem të Inteligjencës Artificiale, që mund të mësojë dhe parashikojë se cilat fytyra njerëzish mund të jenë tërheqëse vetëm bazuar në valët e trurit të tyre.

Ekipi i përbashkët i psikologëve dhe shkencëtarëve në Universitetin e Helsinkit në Finlandë përdori matjet e elektroencefalografisë (EEG) për të kataloguar tiparet e fytyrës që njerëzve u dukën tërheqëse dhe më pas i futën rezultatet në një sistem të të mësuarit makinerik të quajtur një rrjet nervor kundërshtar gjenerues (GAN) .

Rreth 30 vullnetarëve iu treguan një seri fytyrash të krijuara artificialisht, por tejet realiste, askush prej të cilëve nuk i përkiste njerëzve të vërtetë, krijuar nga një set i të dhënave prej rreth 200,000 imazhesh të famshëm. Secili pjesëmarrës ishte i pajisur me elektroda për të matur aktivitetin e tyre të trurit.

“Ata nuk duhet të bënin asgjë, por të shikonin imazhet.” – shpjegon neuroshkencëtari Michiel Spape. “Ne matëm reagimin e tyre të menjëhershëm të trurit ndaj imazheve.” – shtoi ai.

Sistemi mësoi preferencat e tyre dhe katalogoi grupin e tyre unik të të ashtuquajturve identifikues tërheqës EEG. Më pas prodhoi fytyra të modeluara me porosi për t’iu përshtatur preferencave të një individi.

Pjesëmarrësit vlerësuan fytyrat e personalizuara të gjeneratës së 2-të si tërheqëse 80 përqind të kohës, krahasuar me vetëm 20 përqind për fytyrat e rastësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *