Vendosni fjalën kyçe....

Kompania holandeze përdor dronët për të “hequr qafe” insektet në serra (Video)


Një kompani e re holandeze thuhet se është përfshirë në ‘luftë’ të automatizuar me dron, duke mbrojtur të korrat e ndjeshme brenda serave nga kërcënimi i insekteve.

Kompania, PATS Indoor Drone Solutions, ishte ide e ish-studentëve nga Universiteti Teknik në Delft, të cilët menduan nëse mund të përdorin dronë të vegjël për të vrarë mushkonjat e insektet e tjera që gumëzhinin nëpër dhomat e tyre të konvikteve natën.

Më vonë ata zhvilluan një prototip të dronëve ajrorë për të vrarë molën. Ata po testojnë tani dronët në një serë e cila përdoret për rritjen e fidanëve aromatikë, bimëve ekzotike dhe luleve për përdorim në restorantet në mbarë botën.

Duke pasur parasysh llojet e bimëve në fjalë dhe klientët që i blejnë ato, pesticidet nuk diskutohen qëtë përdoren dhe këtu hyjnë në lojë dronët.

Ata drejtohen nga teknologjia inteligjente dhe drejtohen nga kamerat speciale që skanojnë hapësirën ajrore brenda serave, duke mbajtur një sy gjithnjë vigjilent ndaj molave e tenjave.

Sapo gjen objektivin një nga dronët shkon dhe shkatërron molën me tehët e rotorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *