Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për kafe me ambasadoren Kim në Elbasan: Ka nevojë të relaksohet ambasadorja


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Elbasan, ku është takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ajo ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me disa gazetarë që po e prisnin në lokalin ku po zhvillohej takimi mes saj dhe Kim.

Zonja Kryemadhi e ka konsideruar këtë jo një takim zyrtar, por një kafe pushimi pasi sipas saj ambasadorja Kim “ka nevojë që të relaksohet”.

Ajo u sugjeron qytetarëve që do të ishte më mirë të shkonin të filmonin ata që nuk kanë mundësi të hanë si pasojë e taksave të shtuara nga kryeministri Edi Rama, sipas saj.

BISEDA:

Kryemadhi: Gjithë kjo pritje madhështore! Jo mo mirë do ishte të filmonit këta njerëzit që s’kanë bukë të hanë që i ka mbytur në taksa Edi Rama, se sa të na filmoni ne që hymë dhe pimë kafe për pushim.

Gazetari: S’sështë kafe, është takim….

Kryemadhi: Unë po të ishte për takim rrija Tiranë në zyrë.

Gazetari: Pse pikërisht në Elbasan?

Kryemadhi: Po ka nevojë të relaksohet ambasadorja…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *