Vendosni fjalën kyçe....

Marrosja e Edi Ramës pas Whitney Huston në rastin e Vaçe Zelës dhe Najada Çomos


Rama dihet që nuk është tip që dëgjon muzikë. Dhe në veçanti nuk kërcen. Këto janë tipare problematike për një person, sepse tregon mungesë kënaqësie thelbësore në përditshmërinë e tij.

Një njeri që nuk dëgjon muzikë dhe nuk kërcen ka probabilitet te lartë agresiviteti dhe vetëizolimi.

Ndoshta për këtë arsye stafi i Ramës e atashon gjithmonë atë dhe çfarë e rrethojnë me Whitney Houston dhe moshën e tretë. Rasti i parë ka qenë në Ceremoninë e varrimit të Vaçe Zelës, ku në një fletore artimetike u shkruajt ngushëllimi në anglisht i kryeministrit shqiptar: “I Will Always love You”, titulli i një kënge të Whitney Houston.

Sapo ai e shkruajti shpërtheu muzika e Whitney për t’u sinkronizuar me shkrimin e Kryeministrit, diçka që ishte skandaloze, sepse nuk mund të nxjerrësh nga vakia trupin e nje këngëtari (në veçanti këngëtares më të madhe shqiptare me muzikë teë një këngëtari tjetër.

Përveç kësaj kryeminstria si organizator i funeralit nuk kishte paguar të drejtën e autorit dhe video e ceremonisë me kolonën zanore u ndalua në Youtube.

Dje doli dhe videoja e Najada Çomos, një tjetër grua në moshë, e gjallë po prapë me muzikën e Whitney Houston. Ajo që të bën përshtypje që për arsye Facebook-u, e drejta e autorit është paguar dhe mbiemri i Çomos eshte branduar me ngjyrën e fushatës së PS-së.

Kamera është treguar shumë e kujdesshme që mos të kapë kullat që janë ndërtuar rreth e qark, por vetëm sheshin dhe pallatin e Operas.

Urojmë që në spotin për Luljeta Bozon, stafi “Creativ” i PS-së të përdorë ndonjë muzikë nga filmi “Yjet e Netëve të Gjata” me Nënë Pashakon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *