Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kthehet Ramës: Unë kokainën s’e pi. Dosjet e Shijakut e Durrësit mbajnë peng integrimin në BE


Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama që e thumboi sot teksa prezantonte kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky i fundit e paraqiti kreun e shtetit me një gotë uji në dorë duke thënë se gulçon kundër reformës në drjetësi. Meta tha sot nga Fieri se nuk e pi kokainën.

” Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’do isha i shqetësuar, se unë kokainën nuk e pi.” – tha Meta.

Ai shtoi se shitblerja e votës dhe dosjes e Shijakut e Dibrës kanë penguar integrimin e vendit në BE.

Meta u  bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht e të votojnë më 25 prill për t’i dhënë fund krizës së thellë ku ndodhet vendi.

“Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Presidenti ka vetëm një votë dhe vota e tij duhet të jetë e barabartë me votën e çdo qytetari në çdo cep të Shqipërisë.  Me rëndësi pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 25 prillit. Është me rëndësi pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve shqiptarë më 25 prill. E gjithë Evropa pret mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të vendosur hapjen e negociatave. Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Ashtu si edhe mos hetimi i krimeve elektorale.” – tha ndër të tjera Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *