Vendosni fjalën kyçe....

Najada Çomo tregon pse e pranoi ftesën e Ramës për të kandiduar: Kush më mirë se sa mua (VIDEOMESAZHI)


Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, përmes një videomesazhi ka treguar arsyen se pse e ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë pjesë e listave të PS-së.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit në Facebook, Çomo shprehet se kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1985, kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ai vit unë nuk jam ndarë prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, me studim, me instruktim, dhe natyrisht me dinjitet professional për t’i shërbyer pikërisht pacientëve në këtë spital.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit të vendit, zotit Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë shumë shumë shumë tek masat dhe tek e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”- tha zonja Çomo, e cila është e dyta në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *