Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta për shkak të Covidit koordinatori i LSI-së në Astir, Kryemadhi: Do na mungosh


Ka humbur jetën pas infektimit nga koronavirusi, koordinatori i LSI-së për Astirin.

Lajmin e hidhur e ka ndarë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila shkruan se Eno, ishte kthyer nga Gjermania pikërisht për zgjedhjet dhe se do e ndihmonte për fushatën elektorale.

Zonja Kryemadhi ka ndarë me publikun dhe një mesazh që ky i kishte dërguar rreth 30 ditë më parë, pas kthimit në Shqipëri.

“Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.
Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.
Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.”- shkruan kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *