Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 26-vjeçari, akuzohet se bëri seks me të miturën me dhunë dhe e detyroi të pinte drogë


Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

I riu me iniciale O.M. u prangos pasi akuzohet se ka detyruar një vajzë të mitur që të pinte drogë e se ka kryer me të marrëdhënie seksuale me forcë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *