Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij me kandidatët e PS-së për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, ka vënë përballë njëri-tjetrit përmes fotokolazheve, kandidatë të tij dhe të opozitës.
Por përveç kandidatëve realë të PD-së e LSI-së, Rama ka përdorur edhe një foto të presidentit Ilir Meta duke kthyer një gotë duke e vënë atë përballë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ai e sulmoi Metën duke thënë se etja e vazhdueshme e çon atë në gulçime, për të penguar drejtësinë.
“Urdhëro me kë fiton Drejtësia, mos më thoni që ky nuk është deputet se ky është kryedeputeti.
Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për ta ndalur drejtësinë e re dhe sot që flasim ky është akuzuesi, kjo është e akuzuar e tij. Parafytyroni sikur më 25 Prill, most ë zgjidhet kjo, por të zgjidhet ky?”– deklaroi Rama.