Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon nga makina vendimin e parë si kryeministër: Anulim i koncesioneve korruptive


Kreu i PD-së ka prezantuar disa nga vendimet që do marrë në ditët e para të qeverisjes së tij pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Teksa fliste nga makina, Basha, tha se do anulojë të gjitha koncesionet korruptive e të jashtëligjshme të dhëna nga qeveria Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është vendi me pagën më të ulët në Ballkan, me investimet më të vogla. Kryedemokrati premtoi subvencionim të arsimit për të gjithë studentët, familjet e të cilëve kanë nën 65 mijë lekë të reja të ardhura në muaj.

“Mbi të gjitha e rëndësishme është të kthehen në Shqipëri investimet e huaja. Është e turpshme që Shqipëria ka pagën më të ulët në Ballkan. Nuk kemi investime të huaja, sepse sjellin paga më të larta, ne do të hapim 110 mijë vende pune, do të bëjmë të mundur paga dinjitoze. Për fëmijët që janë në moshë për të hyrë në universitet, ne do të subvencionojmë 100% shkollimin për familjet që marrin nën 650 mijë lekë të vjetra të huaja. Vetëm dy mandate për kryeministër, atë që nuk e bën dot për 2 vite, s’e bën për 8. Heqja e traut në Rrugën e Kombit, anulimi i koncesioneve korruptive. Çlirimin e sipërmarrjes nga zgjedhja e tatimorëve dhe kthimi i shtetit të qytetarëve.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se prioritetet e qeverisjes së tij janë lufta kundër korrupsionit e krimit të orgainizuar, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e çmimit të energjisë elektrike si dhe ulja e çmimit të karburantit e përmirësimi i cilësisë së tij.

“Nëse paga minimale bëhet një detyrim ligjor, kosto e shtuar për sipërmarrësin, për sigurimet, por paga minimale do të bëhet realitet kur të realizohet e gjithë paketa jonë ekonomike. Uji, buka, shërbimet kanë një impakt të lartë. Ka evazion, korrupsion. Çmimi i karburantit është një nga arsyet që vendi ka një ngërç kaq të madh. Rama nuk mbajti asnjë masë reale, U mbyllëm dy muaj dhe jemi në vdekje rekord, kostot e shqiptarëve për të shëruar familjarët e tyre i ka futur në borxh. Jemi shteti me paketën më të vogël të ndihmës.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *