Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar të mërkurën se ai po drejton Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA ,për të blerë një shtesë prej 100 milion dozash të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson.
Administrata dhe gjigandi farmaceutik ende duhet të negociojnë se kur këto 100 milion doza do të jenë në dispozicion, por kjo ka të ngjarë të ndodhë më vonë gjatë vitit, ndërsa Johnson & Johnson punon për të rritur prodhimin.
“Ka dritë në fund të këtij tuneli të errët të këtij viti të kaluar, por ne nuk mund ta lëmë mbrojtjen tonë tani ose të supozojmë se fitorja është e pashmangshme. Së bashku ne do të kalojmë nëpër këtë pandemi dhe të futemi në një të ardhme më të shëndetshme dhe më shpresëdhënëse.”– tha Biden, citon CNN.
Ai e bëri këtë deklaratë pas një takimi me shefat ekzekutivë të kompanive J&J dhe Merck.
Shtëpia e Bardhë u tha guvernatorëve të martën të prisnin më pak se 400 mijë doza të vaksinës kundër Covidit të kompanisë J&J javën e ardhshme, shumë më pak se ato që priteshin fillimisht të ishin në dispozicion. Megjithatë këto doza të reja do të ndihmonin në krijimin e stokut të vaksinave amerikane më vonë gjatë vitit.