Vaksina anti-covid e prodhuar nga kompania AstraZeneca duket se po has probleme dhe vështirësi në vende të ndryshme.
Shtete të ndryshme kanë bllokuar përdorimin e saj pas shfaqjes të problematikave të ndryshme te pacientët që kishin marrë një dorë të saj.
Zyrtarët austriakë të shëndetësisë kanë shënuar frenimin e përkohshëm të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca.
Ky vendim erdhi si masë paraprake ndërsa po hetojnë vdekjen e një infermiereje që bëri vaksinën. Autoritetet thonë se ata ende nuk kanë gjetur prova që lidhin vdekjen me ilaçin, megjithatë po hetojnë.
Vendimi u mor pasi një grua 49-vjeçare që bëri vaksinë vdiq më vonë si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes së gjakut.
Të enjten, ministri danez i Shëndetësisë Magnus Heunicke shkroi në Twitter se vendi do të pezullojë përdorimin e vaksinës anglo-suedeze, e cila tashmë është vënë nën vëzhgim intensiv në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
“Autoritetet shëndetësore, për shkak të masave parandaluese, kanë pezulluar vaksinimin me AstraZeneca pas një sinjali të një efekti anësor të mundshëm serioz në formën e mpiksjeve fatale të gjakut. Tani për tani nuk është e mundur të arrihet në përfundimin nëse ekziston një lidhje. Çështja duhet të hetohet tërësisht .” – shkroi Heunicke në Twitter.
Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia gjithashtu pezulluan përdorimin e vaksinës pas lajmeve nga Austria.
Vaksina e AstraZeneca është përdorur gjerësisht në të gjithë botën, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar ku janë bërë më shumë se 24 milionë doza, shumica e të cilave janë zhvilluar nga firma farmaceutike anglo-suedeze.
E ndërkohë që këto shtete kanë bllokuar procesin e vaksinimit me këtë prodhues, në Shqipëri pritet të vijnë ditën e nesërme 38 mijë e 400 të AstraZenecas në kuadër të programit Covax/Hashtag.al