Vendosni fjalën kyçe....

Fjala e Bashës në Kavajë, policia do gjobisë shkelësit e rregullave anti-Covid


Policia do penalizojë personat që morën pjesë në fjalën që mbajti kreu i PD-së, Basha, në Kavajë paraditen e sotme.

Kryedemokrati zbriti nga makina për një çast dhe pasi u ngjit mbi kofano foli për disa minuta para dhjetëra personave të mbledhur.

Sipas policisë, rregulli i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve e ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave e për këtë arsye është e detyruar të ndëshkojë me gjobë shkelësit.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *