496 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.
83 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.