Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 55-vjeçari në Himarë, dyshohet se u rrëzua nga pema


Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Himarë.

Personi me iniciale A.P. është gjetur pa shenja jete ndërsa dyshohet se është rrëzuar nga një pemë teksa ka qenë duke prerë degët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicë rreth orës 08:30 të mëngjesit.

Njoftimi i policisë

“Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *