16 persona në vend kanë humbur jetën lidhur me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.
Nga 3077 testime të kryera janë gjetur 602 rastë të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 620 pacientë nga të cilët 37 janë në terapi intensive me 12 të intubuar.
Sipas njoftimit, ditën e sotme janë kryer 1080 vaksinime duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 22693.