Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Veliaj çdo mjet për pushtet, edhe denigrim të individëve me aftësi ndryshe


Pasi Rama ka denigruar Grida Dumën e Ervin Salianjin, sot Veliaj ka publikuar një spot propande duke përdorur individët me probleme të kujtesës.

Teksa partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, dyshja e PS-së, Rama e Veliaj kanë zgjedhur të përdorin një formë të bërit fushatë që ka në fokus sulmin, etiketimin, thumbimin, ironinë e sharjen jo vetëm të kundërshtarëve politikë por edhe denigrimin e personave me aftësi ndryshe.

Kjo është njnë formë që është përdorur edhe më herët prej tyre, po kësaj here ata nuk po kursejnë asgjë për pushtet, për mandatin e tretë.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar sot na faqen e tij në Facebook një videomesazh. Në qendër të saj është një aktore që luan personazhin e një të moshuare që i ka ikur kujtesa.

Ditën e djeshme, teksa prezanonte kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama u kishte vënë përballë kandidatët e opozitës. Përveç fotografive të përzgjedhura për t’i denigruar, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat apo sulmet ndaj tyre.

Prej javësh, kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj kanë vënë në shënjestër kundërshtarët politikë duke përdorur çdo mjet të mundshëm, fotografi, batuta e histori për t’i sulmuar e denigruar në çdo formë. Kësaj nuk i ka shpëtuar kreu i PD-së, kryetarja e LSI-së, krerët e partive aleate e drejtuesit e listës së PD-së në qarqe.

Pa asnjë bilanc qeverisës përveç propagandës, dyshes Rama-Veliaj i ka mbetur sulmi e denigrimi i kundërshtarëve politikë e personave me aftësi ndryshe për t’u përdorur si armë kryesore në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *