Presidenti Ilir Meta në debatin politik në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar zërat në opinionin publik mbi një koalicionin të mundshëm mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Presidenti ka thënë se “asgjë nuk është fatalitet” madje shtoi ai se “kemi parë njerëz me 2-3 fytyra”.
“Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është një ditë e provës së zjarrit për çdo njeri. Për atë që ka bërë deri tani dhe për atë që do të bëjë për të ardhmen. Kemi parë njerëz me 2-3 fytyra. Nga 25 prill do të kemi përfundimisht një provë të zjarrit për secilin politikan të Shqipërisë. Unë jam Ilir Meta, kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me opozitën edhe Edi Ramën. Për çdo çështje të rëndësishme që ka të bëjë me punët e Shqipërisë. Në 25 prill, do të jetë provë zjarri për të gjithë. Po shkoj drejt kësaj prove të zjarrit, me bindje se kam bërë detyrën ndaj vendit. Do ta bëj edhe pas 25 prillit. 25 prillit nuk i shmanget dot njeri”-deklaroi Meta.