Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i fushatës së PD-së Rushaj takim me banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti: Rama e Veliaj shkelën ligjin, do kallëzojmë përgjegjësit


Drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, ka qenë sot në zonën e ish-Kinostudios për t’u takuar me banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai dëgjoi shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Banorët i thanë Rushajt se nuk janë dakord me prishjen e pallatit duke qenë se dëmtimi i tij nuk është në masën që rrezikon shembjen.

Në rast prishjeje ata kërkuan garanci se do marrin sërish shtëpi në pallatin e ri që do ndërtohet.

Rushaj nga ana e tij tha se nga dokumentacioni që i kanë vënë në dispozicion banorët bëhet fjalë për shkelje të hapur të ligjit nga ana e autoriteteve qeverisëse.

“Këtu ka një shkelje të hapur të ligjit. Qeveria e bashkia kërkojnë të shpenzojë lekët që u kanë vënë në dispozicion për të ndërtu gjëra pë tërmetin. Por kjo s’ka të bëjë aspak me dëmtimin e pallatit. Është e qartë që këtu është shkelur ligji me dy këmbë. Bashkia duhet të kishte ardhur më përpara t’ju kishte takuar e të kishte marrë opinionin tuaj. Kjo nuk ka të bëjë me dëshirën e Erion Veliajt, është detyrim që ia ka vënë ligji. Në mënyrë të drejtpërdrejtë këta kanë shkelur ligjin. Të hënën do sjellim një avokat këtu tonin dhe do marrim deklarimet e banorëve që nuk janë dakord që pallati të shembet. Ne gjykojmë që këtu s’ka asgjë të pariparueshme. Pastaj do bëjë kallëzim penal. Do i kërkojmë SPAK-ut të bëjë një hetim të pavarur për të nxjerrë përgjegjësit e shkeljet e ligjit.” – tha ndër të tjera Rushaj gjatë takimit me banorët në Kinostudio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *