Vendosni fjalën kyçe....

LSI denoncon incineratorin e Elbasanit, Vasili: Lidhjet e kompanisë Albtek Energy me Lefter Kokën, skema e grabitjes së 25 milionë eurove


Një javë pas denoncimit nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi lidhur me incineratorin e Sharrës në Tiranë, LSI-ja ka denoncuar incineratorin e Elbasanit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e partisë, Petrit Vasil, tha se incineratori në fjalë u ngrit për të grabitur paratë e shqiptarëve duke treguar edhe skemën e ndërtuar për këtë qëllim, në ballë të së cilës është kompania Altbtek Energy që ka përfituar më shumë se 25 milionë euro.

Vasili tha se për të përfituar nga afera e incineratorëve janë ngritur dhjetëra kompani që kanë lidhje me kompaninë Albtek Energy, pronare e së cilës rezulton Stela Gugallja edhe pse ajo deri në mars ka qenë ekonomiste e kompanisë ITS të Klodian Zotos.

Po ështu Vasili tregoi lidhje e dhjetëra kompanive hije me ish-ministrin Koka, duke i prezantuar të gjitha një për një e duke treguar lidhjet e Lefter Kokës dhe familjes së tij me to.

Të gjitha kompanitë e ngritura kanë lidhje me kompannë Albtek Enerergy dhe janë përdorur prej saj. Vasili tha se ato nuk kanë pasur licencë për ushtrimin e veprimtarisë dhe kanë qenë fiktive dhe janë përdorur për grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptaëve.

Vasili i cilësoi kompanitë e lidhje e tyre me ish-ministrin Koka e kompaninë Albtek Energy një grup të strukturuar kriminal që ka kryer disa vepra penale duke i renditur të gjitha. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë denoncimin e LSI-së për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Shkeljet e prezantuara nga Vasili

  1. Neni 180 – Fshehja e të ardhurave

Dënohet me burg nga 4-8 vjet

  1. Neni 181 – Mospagimi i taksave e tatimeve

Dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vjet

  1. Neni 181/a

Moskryerja e detyrave nga organet tatimore nga zyrtarët tatimorë të përfshirë

Dënohet me burg nga 5-10 vjet

  1. Neni 257

Përfitimi i paligjshëm i interesave

Dënohet me gjobë ose burg deri në 4 vjet

  1. Neni 260

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Dënohet me burg nga 4-12 vjet

  1. Neni 287

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Dënohet me burg jo më pak se 12 vjet


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *