Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu e konfirmon: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19


Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja Manastirliu ka konfirmuar se në Shqipëri që prej periudhës janar-shkurt qarkullon varianti britanik i COVID-19.

“Në vlerësimin e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *