Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, zbulohen anëtarët e rinj pas largimit të Çomos e Kalos


Është mbledhur këtë paradite Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku janë prezantuar edhe anëtarët më të rinj.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar emrat e anëtarëve të rinj, Dhimitër Kraja, Ermira Kola dhe Alban Ylli.

Më lejoni që menjëherë t’ju prezantoj anëtarët e rinj, anëtarët e përhershëm të Komitetyit Të Ekspertëve, duke filluar nga profesor Dhimitër Kraja. Faleminderit për pranimin e ftesës për të qenë anëtar I përhershëm i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ka shërbyer si shef i shërbimit të sëmundjeve infektuve në QSUT deri pak viteve më parë, Pedagog i lëndëve të sëmindjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë.”– tha ministrja Manastirliu ndërsa nisi me prezantimin e emrave të rinj.

Më pas u zbulua dhe vendimi që kishte marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, që masat për pandeminë të mbeten të njëjtat që janë aktualisht në fuqi.

Anëtarësimet e reja në Komitetin Teknik, vijnë pas largimit të dy anëtarëve të mëparshëm Najada Çomo dhe Tritan Kalo. Çomo u largua sepse vendosi të garonte në zgjedhjet e 25 Prillit për deputete, ndërsa Kalo tha se po largohej për shkak se politika i kishte përçarë mjekët./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *