Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit” se mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama nuk ka për të pasur një marrëveshje politike.
Meta shtoi se si President është i detyruar të bashkëpunojë për çështje të caktuara me Kryeministrin.
“Nëse ky diversion funksionon, nuk funksionon vetëm për meritë të Ramës, por edhe për paaftësi dhe paqartësi të opozitës, e cila duhet të jetë shumë e qartë për gjëra kaq të rëndësishme për vendin dhe për integritetin e saj, që të mos lërë hapësirë për spekulime. Kjo është një çështje e tyre.
Nga ana ime e kam bërë të qartë që marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk ka për të pasur asnjëherë.
Si President jam i detyruar të bashkëpunoj për çështje të caktuara, por për të tjerat nuk ua imponoj dot sepse nuk është në tagrin tim”-deklaroi Meta.