Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron Ramën me titullin e librit të tij: Kush prish festën e demokracisë më 25 prill do bëhet Kurbani i saj


Presidenti Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama duke përdorur titullin e librit Kurbani të shkruar nga kryeministri, që të mos i prekë zgjedhjet e 25 prillit.

Në një videomesazh të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, kreu i shtetit thekson se dita e zgjedhjeve do jetë dita e rizgjimit të demokracisë dhe një festë e madhe e saj.

Presidenti paralajmëron se ata që kërkon të prishë këtë festë, do bëhet kurbani i saj.

“Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË. Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë. Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste.” – shkruan Meta në videon e shpërndarë prej tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *