Vendosni fjalën kyçe....

Një 16-vjeçar, viktima në moshën më të re si pasojë e koronavirusit në Kosovë


Një lajm i hidhur vjen nga Kosova, ku është regjistruar viktima në moshën më të re që ka humbur betejën nga koronavirusi në këtë vend.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar nga Vitia, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, çka e kishte rënduar më tepër situatën e tij shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij.”- ka deklaruar ai.

Sipas medieve në Kosovë, varrimi i 16-vjeçarit me inicialet B.B do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit të tij, Vërban.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *