Personi i dytë që është shëruar në mënyrë natyrale nga HIV-i është identifikuar në Argjentinë, të paktën sipas një njoftimi të bërë një ditë më parë gjatë një takimi të ekspertëve të HIV-it.
Së bashku me gjetjet e tjera mbi koronavirusin nga të njëjtët shkencëtarë me bazë në Harvard, zbulimi sjell më afër mundësinë e një kure për 38 milion njerëzit që jetojnë me HIV në të gjithë botën.
Pacientja është një grua argjentinase rreth të tridhjetave, nga qyteti i Esperanzës. Ajo u zbulua se nuk e kishte më virusin, tetë vjet pasi u diagnostikua.
E njohur vetëm si ‘pacientja e Shpresës’, ajo është personi i dytë që nuk e ka më virusin edhe pse më parë ishte e prekur nga ai. Ajo quhet kështu edhe për shkak të emrit të qytetit nga vjen pasi “Ezperanca” do të thotë “Shpresë”, por edhe për shpresën që u jep personave që vuajnë nga ky virus. Personi i parë që nuk është më i prekur nga koronavirusi ishte përsëri një grua Loreen Willenberg, 67 vjeç nga San Francisco e cila u zbulua në gusht.
“Gjetja e një pacienti me këtë aftësi natyrore për shërim funksional është mirë, por gjetja e dy do të thotë shumë më shumë.”– tha Dr Natalia Laufer, mjekja e pacientes dhe një studiuese e HIV-it në Buenos Aires, sipas The Times.
Mjekja tha se kjo do të thotë se ka më shumë njerëz që mund të jenë shëruar nga HIV-i në mënyrë natyrale.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në botën e hulumtimeve për kurimin e HIV-it. Pas diagnostikimit, testet e saj na habitën të gjithëve.”- tregon Laufer, citon Daily Mail.
Pacientja u diagnostikua në vitin 2013. I dashuri i saj vdiq nga SIDA, por ajo ka mbijetuar. I dashuri i saj aktual dhe foshnja e saj e sapolindur janë të dy HIV negativ, tha Dr.Laufer, e cila e quajti atë një “grua të shëndetshme, atletike dhe të bukur”.
Dy gratë janë shembuj ekstremë të një grupi të rrallë njerëzish, të njohur si kontrollues elitarë, të cilët kurrë nuk kanë marrë terapi antiretrovirale për të luftuar virusin dhe që nuk tregojnë shenja të virusit në gjakun e tyre.
Normalisht, kur një person infektohet me HIV, virusi bashkohet me ADN-në e qelizës së tyre imune, duke u riprodhuar që andej.
Por për 1 në 200 njerëz, shumica e virusit vendoset në pjesë joaktive të gjenomës, duke mos shkaktuar dëm. Virusi i mbetur pastrohet nga sistemi imunitar i trupit.
Virusi dëmton aftësinë e njerëzve për të luftuar infeksione të tjera, me fazën më të rëndë dhe vdekjeprurëse të njohur si SIDA.
Barnat aktuale anti-virale sigurojnë që sistemi imunitar i pacientëve me HIV pozitiv është i shëndetshëm, për të zvogëluar rrezikun e përparimit të sëmundjes, por ato janë të kushtueshme.