Vendosni fjalën kyçe....

Personat që kanë humbur shikimin protesta përpara Ministrisë së Shëndetësisë: S’kemi marrë ende detyrimet e prapambetura të viteve 2005-2010


Mesditën e sotme grupe përfaqësuese të personave me nevoja ndryshe kanë dalë të protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, për të kërkuar detyrimet e prapambetura që i takojnë për periudhën 2005-2010 por që ende nuk i kanë marrë.

Protestuesit shprehen vijnë nga Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve dhe se nuk kërkojnë që t’i japin kësaj proteste ngjyrime politike, por vetëm kërkojnë këto detyrime që me të drejtë u takojnë.

“Ne jemi të verbër e përfaqësojmë veten tonë. Qëllimi i kësaj proteste përpara Ministrisë së Shëndetësisë është për disa detyrime të prapambetura, që ministria përkatëse i ka patur në vitin 2005-2010. Janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme këto detyrime që arritën në gjykatat administrative, që për hir të së vërtetës janë në anën tonë. Janë vendime të formës së prerë dhe ne sot kemi ardhur për të negociuar se kur mund të merren këto para e sim und të merren. Dhe cili është problemi që ne s’mund t’i marrim këto para. Në negociatat që kemi bërë sot, u diskutua mbi një marrëveshje që t’i marrim këto para por kemi lënë një takim të dytë për anën juridike se si do i marrim këto para.”- tha një nga protestuesit.

 “Të vebrit, tetraplegjikët, paraplegjikët, nuk trajtohen njëlloj. Nga viti 2005 e tash janë të prapambetura e nuk i japin lekët. Nuk i trajtojnë njëlloj sikur jemi shqiptarë. Këta që janë të sëmurë sikur kanë flamur tjetër, jo sikur ne që jemi shëndosh. Duam lekët të gjithë të barabartë. Për shembull djalin e kam tetraplegjik, të verbër. Karrocën nuk ia kanë dhënë këtu. Rruga tek shpëpia vet nuk ia kanë bërë as PS, as PD, as LSI. A është njeri ai, a do dalë të shëtisë. është copë copë, makinë s’I kanë dhënë, kredia që u takon me 0% nuk ia japim se e marrin qeveritarët. Kjo është qeveria jonë nga viti 1992 deri sot. Nuk ka një ndryshim të madh 2021-shi. Qeveritarët tanë janë pa dinjitet, se pot e kenë dinjitet këta do kenë respekt për të verbrin, për tetraplegjikun. Pse të vijë i verbri këtu, duke qenë se mund t’u shkojnë lekët atje.” – tha një zotëri mes lotësh.

Një tjetër u shpreh: “Shpresojmë që ditën e martë ministrja të arrijë një marrëveshje me këtë grup njerëzish që janë në nevojë. Qeveria duhet të jetë me ë ndjeshme me këtë pjesë të shoqërisë në nevojë. Është turp ta dëgjojnë mediet europiane që një vendim gjykate nuk zbatohet në Shqipëri.”

Të pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjnë në rast se nuk i marrin paratë: “Do kërkojmë mbështetje nga populli. Do marr të sëmurin e ta çoj atje te kryeministri, t’i bëjë derman. Do i kërkojmë mbështetje popullit. S’ka punë tjetër. Nëse kemi të drejtë, nëse s’kemi të drejtë mos të na mbështesin.”

Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve vazhdimisht ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën kohore 2005-2010 t të pagesave të PAK. Por edhe pse ka një vendim Gjykate që u jep të drejtë, ende nuk janë shlyer të gjitha detyrimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *