Vendosni fjalën kyçe....

Plani ambicioz i Kinës, do ndërtojë “Rrugën Polare të Mëndafshit” duke zhvilluar linjat e transportit në Arktik


Pekini ka njoftuar këtë javë qëllimin e tij për të ndërtuar “Rrugën Polare të Mëndafshit” e njohur ndryshe si Polar Silk Road.

Qëllimi i ndërtimit të kësaj rrugë është për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e rajoneve të Arktikut dhe Antarktidës si pjesë e “planit pesë-vjeçar” të tij të ri 2021-2025.

Sipas planit të botuar në fillim të javës, Kina do të “merrte pjesë në bashkëpunimin pragmatik në Polin e Veriut” dhe “do të rrisë aftësinë e saj për të marrë pjesë në mbrojtjen dhe përdorimin e Polit të Jugut”.

Planet për të shtrirë Iniciativën Ambicioze të Rrugës së Mëndafshit në Arktik duke zhvilluar linja transporti u njoftuan në vitin 2018. Kina tha në atë kohë se dëshironte të krijonte rrugë të reja mallrash që lidhin Azinë dhe Evropën përmes Kalimeve Verilindore, Veriperëndimore dhe Qendrore të Arktikut.

Pekini gjithashtu tha se do të nxiste ndërmarrjet për të ndërtuar infrastrukturë dhe për të kryer udhëtime tregtare duke hapur rrugën për rrugët e transportit në Arktik që do të formonin një “Rrugë Polar të Mëndafshit”.

Territoret tokësore në Arktik mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 8 milionë kilometrash katrorë, me sovranitetin që i përket Rusisë, Danimarkës, Finlandës, Islandës, Norvegjisë, Suedisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Oqeani Arktik është më shumë se 12 milionë kilometra katrorë dhe vendet që kufizohen me të, së bashku me kombet e tjera, ndajnë të drejtat dhe interesat detare sipas ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht se është një shtet jo-Arktik, Kina është gjithnjë e më aktive në rajonin polar. Ajo u bë një anëtare vëzhguese e Këshillit të Arktikut në vitin 2013. Vendi ka një pjesë të madhe në projektin rus të gazit natyror të lëngshëm Yamal (LNG), i cili pritet të furnizojë Kinën me katër milionë tonelata gaz të lëngshëm në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *