Vendosni fjalën kyçe....

Rama justifikohet pse nuk ka bërë punë në mandatin e dytë: Pandemia dhe tërmeti na i theu në mes


Kryeministri Edi Rama në debatin politik në emisionin “Real Story” dha justifikimet pse nuk ka bërë punë në mandatin e dytë të qeverisjes kur kishte në dorë të gjithë pushtetin.

Kryeministri Rama tha mandati u dytë iu thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

Programet elektorale të partive, kur flitet për infrastrukturën, marrim Gjermaninë dhe atje thuhet do të ndërtoj këtë rrugë dhe këtë rrugë dhe një vepër merr 10 vite mesatarisht. Ne kemi pasur një mandate të thyer në mes, na ka hyr në mes tërmeti dhe pandemia. Nëse ne nuk do të kishim pasur pandeminë që bllokoi industrinë aeroportuale dhe që të gjithë kompanitë kërkuan shtyrje dhe Brukseli ndaloi kategorikisht nxjerrjen lekët jashtë tij.

Ne kemi një njeri këtu që parashikon tërmetet dhe ne nuk kemi aftësinë për të parashikuar tërmetet apo pandeminë. Veprat kanë një afat të caktuar, por ka dhe paparashikueshmëri. Ne do të kishim filluar Milot Fier po ne nuk e pamë të arsyeshme të lidhim kontratë me kompaninë.

Ajo nuk na dha termat që ne besonim që ishin në interes publik. Për sa i përket pyetjes kjo temë është e mbyllur. Pse doli pse shkoi . Me pyesni për ata që janë listë”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *