Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë, plagoset me thikë 32-vjeçari


Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas televizionit “News 24”, sherri ka ndodhur mes dy personave nga Mati. 34-vjeçari Rudolf Nikollaj akuzohet se në moment debati, ka nxjerrë thikën duke lënë të plagosur 32-vjeçarin Robert Kurti.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është shpallur në kërkim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *