Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Dyshohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person. Nuk dihet nëse është personi i ndodhur në makinë apo rastësisht i gjendur në vendin ku shpërtheu makina.
Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një lënde eksplozive.
Policia ka shkuar vendngjarje dhe ka nisur hetimet.