Vendosni fjalën kyçe....

Videoja që nxiti protesta gjithë javën në Greqi, pezullohet nga detyra polici që dhunoi qytetarin


Pezullohet nga puna oficeri i policisë greke që akuzohet se dhunoi një burrë në një periferi të Athinës, ngjarje e cila solli protesta gjatë gjithë javës kundër dhunës policore.

Një video amatore e publikuar të dielën, tregonte disa oficerë duke rrahur një burrë në zonën e banuar të Nea Smyrni-t në periferi të Athinës, gjatë kontrolleve për të parë nëse po zbatohen masat anti Covid.

Brenda orësh pas publikimit të videos, mijëra protestues dolën në rrugë. Protestat përshkallëzuan në dhunë dhe të martën në mbrëmje, kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për përmbajtje pasi një oficer policie u lëndua rëndë në të njëjtën zonë. Mitsotakis pritet të flasë mbi këtë çështje në parlament të Premten.

Kathimerini shkruan se në një deklaratë të policisë të mërkurën u tha se një oficer ishte pezulluar në lidhje me incidentin e së dielës, por nuk u dhanë më shumë detaje. Ndërkohë një burrë tjetër u arrestua në lidhje me sulmin ndaj oficerit të policisë të martën.

Incidentet kanë nxitur debatet në Greqi, me qeverinë konservatore që akuzon opozitën e majtë për nxitje të tensioneve. Ndërsa opozita nga ana e saj akuzon qeverinë se po mbyll sytë para brutalitetit të policisë.

Ashtu si pjesa tjetër e Evropës, Greqia po lufton për më shumë se një vit me pandeminë, duke vendosur dhe hequr kufizimet mbi lëvizjen për të mbrojtur ekonominë e saj të brishtë dhe sistemin shëndetësor.

Pavarësisht kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19, vendi ka parë një rritje të protestave në rrugë kundër politikave të qeverisë në muajt e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *