Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi takime me banorët në Laprakë: Qeveria e re do dyfishojë ndihmën ekonomike


Drejtuesja politike e PD-së në Njësinë 11 në Tiranë, Albana Vokshi, ka takuar sot banorët e Laprakës.

Ata i shprehën asaj kushtet e vështira në të cilat jetojnë dhe mungesën e plotë të ndihmës nga ana e qeverisë.

“Unë kam tre fëmijë për të rritur, dhe detyrohem të ik jashtë të punoj. Rri tre muaj andej që të jetojmë këtu, sepse këtu nuk më mbështet njeri. Dhe 30 mijë lekë të vjetra që më takojnë me ligj, m’i kanë hequr. 8 vite nuk ka menduar njeri për mua. Unë dua punë, por asnjë punë pastrimi nuk më japin.- u shpreh kryefamiljarja.” – tha një nga qytetaret.

Vokshi nga ana e saj tha se kryeministri Rama i ka braktisur njerëzit teksa pohoi se Lapraka është një nga zonat më të varfra të Tiranës.

“Lapraka është një nga zonat më të varfëra, me fare pak shkolla dhe kopshte publike dhe me infrastrukturë të prapambetur, ku nuk është vënë dorë prej 8 vjetësh. Braktisja që qeveria u ka bërë qytetarëve të Laprakës ndihet më shumë nga gratë kryefamiljare. Mbështetja si kryefamiljare të takon me ligj, por ty ta kanë hequr atë që të takon, sepse paratë e tua i marrin i vjedhinn dhe tani në prag fushate i shpërndajnë për të blerë vota. Shteti nuk mendon për ty. Për shtetin jeni inekzistent. Të ka hequr dhe 30 mijë lekëshin e vjetër si kryefamiljare, të ka braktisur ty, ka braktisur të gjithë familjet në nevojë, të cilave i ka hequr ndihmën ekonomike. U ka thënë “ke televizor” i ka hequr, kanë bicikletë i ka hequr.” – tha Vokshi.

Përfaqësuesja e PD-së shtoi se qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do u japë të gjithëve atë që u takon sipas ligjit ndërsa shtoi se qeverisja e PD-së ka në program dyfishimin e ndihmës ekonomike e program të veçantë ndihme për kryefmailjarët në nevojë.

“Pas datës 25 prill qeveria jonë do të japë atë që të takon me ligj, ndihmën ekonomike, të cilën do ta dyfishojmë dhe do të ketë një program të veçantë mbështetjeje për kryefamiljaret. Të gjithë qytetarët po bashkohen me koalicionin opozitar, për të sjellë ndryshimin e madh, sepse vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme që të mendojë për shqiptarët për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë.” – shtoi Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *