Pas përplasjes së presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së me policët bashkiakë, vjen një reagim nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
Ai i drejtohet kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke e paralajmëruar që most ë provokojë, e mos ta detyrojë presidentin t’u bëjë thirrje qytetarëve që ta nxjerrin që sot nga zyra.
“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
- Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
- MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.”- shkruan Blushi.
Ky reagim vjen pasi kryebashkiaku Erion Veliajn, e quajti presidentin “të degraduar mendërisht”, si një burrë i dhunshëm që kapet me grushta.
Përplasja e presidentit me policët bashkiakë, erdhi pasi këta të fundit kishin marrë urdhër që të lironin zyrat e FRD-së, pas një shkrese me argumentin se ajo ishte e amortizuar.