Situata e tensionuar ditën e sotme në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike ku u përfshi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e ka mbyllur sagën e saj.
Bashkia e Tiranës i ka hequr energjinë elektrike godinës pas kërkesës që ka bërë që ambientet e saj të lirohen nga kjo forcë politike e cila tashmë është në koalicionin opozitar.
Mbrëmjen e sotme në dritën e qirirt tashmë drejtuesi i FRD-së Sali Shehu që mori partinë nga Bamir Topi qëndron brenda godinës.
Sali Shehu së bashku me anëtarët e FRD-së kanë vendosur që të qëndrojnë në këto zyra, gjatë gjithë natës, deri në tërheqjen e letrës që ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku kërkohet lirimi i ambienteve.
I pranishëm për t’i mbështetur, është edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.