Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e pazakontë e Halit Valterit: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100 herë faleminderit


Në foltoren e Kuvendit deputeti Halit Valteri thërriste e bërtiste me sa kishte zë kundër kriminelëve, atyre që vidhnin votat, lidhjet e politikanëve me shkelësit e lidhit, por këtë radhë ka ndarë një mendim ndryshe.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Politik On”, në RTV Ora ku po diskutohej mbi listat e partive dhe përfshirjen në to të individëve që kanë probleme me ligjin.

Halit Valteri i cili më 25 Prill garon në listën e PS-së në Tiranë, bëri një deklaratë të pazakontë, duke u shprehur se edhe nëse një kriminel i garanton vota, ai i është falënderues.

Diskutimi në studio:

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred Lela: Do të të jap ca vota…

Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, ai mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *