Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet si atentator i Behar Sofisë, arrestohet në Malin e Zi një 24-vjeçar


Një 24-vjeçar i arrestuar në Mal të Zi, ju dorëzua autoriteteve shqiptare sot në mesditë.

I riu dyshohet të jetë autor i ngjarjes të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, pak javë më parë, raporton gazetarja Anila Hoxhaj për Top Channel.

Burimet e gazetares Anila Hoxha, pranë policisë Malazeze tregojnë se 24-vjeçari ju dorëzua Shqipërisë, si i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë.

Por këto dyshime janë ende shumë paraprake, pohoi një burim pranë Interpol, që preferoi të qëndrojë anonim.

Sipas burimeve të gazetares Hoxha është shoqëruar në polici edhe vëllai i tij binjak.

24-vjeçari është nga periferia e Tiranës por për arsye hetimore gazetarja Hoxha nuk ka treguar më tepër të dhëna rreth identitetit.

Behar Sofia u ekzekutua më 25 prill përballë Piramidës në kryeqytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *