Vendosni fjalën kyçe....

Matthew McConaughey po mendon seriozisht të kandidojë për guvernator


Aktori Matthew McConaughey ka zbuluar se ai po mendon seriozisht që të kandidojë për t’u bërë Guvernatori i ardhshëm i Teksasit.

Aktori 51-vjeçar theksoi se ai po mendon të kalojë në politikë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për guvernator. Këtë ai e zbuloi gjatë një interviste për podcastin “The Balanced Voice” të mërkurën.

“Po shikoj tani, cili është roli im udhëheqës sepse mendoj se kam disa gjëra për të dhënë si mësim dhe për të ndarë.” tha ai. “Cili është roli im, cila është kategoria ime në kapitullin tim të ardhshëm të jetës ku po shkoj tani?”

Pasi gazetarja e pyeti aktorin nëse po mendonte të kandidonte për guvernator të Teksasit, ai u përgjigj:”Po e marr vërtet në konsideratë.”

Edhe më parë, McConaughey nuk e ka përjashtuar asnjëherë si mundësi futjen në politikë dhe ka luajtur me idenë e përpjekjes për të fituar zyrën e guvernatorit.

Ai nuk e ka etiketuar veten si të majtë apo të djathtë, por tha se “ekstremitetet” nga të dy palët ishin “të padrejta”.

Aktori i akuzoi ‘joliberalët’ politikë se po “ilegjitimojnë plotësisht palën tjetër”, duke thënë se liberalët shpesh herë “po kanibalizohen nga ekstremistët e majtë dhe të djathtë”. Ai tha se nuk ka ‘hapësirë ​​për asnjë konsensus’ dhe akuzoi të dy palët se po ekzagjerojnë pozicionet e njëri-tjetrit në një ‘shtet irracional’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *