Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e AstraZenecas, Rama: Mjekët e Kosovës të vijnë në Kukës të vaksinohen


Kanë mbërritur me transport ajror 38 mijë e 400 dozat e para nga vaksina e AstraZenecas në Rinas.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë pritur vaksinat duke lajmëruar fillimin e vaksinimit që ditën e nesërme për mësuesit.

Ndër të tjera Rama tha që edhe për mjekët e Kosovës do ketë një mundësi për vaksinimin e tyre në Kukës.

Nesër nis vaksinimi për mësuesit. Edhe 60 mijë doza do mbërrijnë në muajin prill. Ideja është që të kemi vaksinim intensiv. Jemi gati, nga nesër që të organizohemi, bashkë me Kosovën, që t’ju japim mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. I presim vëllazërisht, ku do marrin dozat në Kukës.

Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë për të pasur dozat e para të vaksinës anti-Covid”- u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *