Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhet Memorandumi për futjen e gazit të lëngshëm nga SHBA, Kim: Gur themeli i lidhjeve të tjera ekonomike


Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA-ve, përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.

Në takimin e zhvilluar online morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, dhe Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasadorja Kim e cilësoi këtë marrëveshje si gur themeli për rritjen e lidhjeve ekonomike.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se kjo marrëveshje për vënien në punë të TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e Skavicës nuk do bëhej u mundur pa mbështetjen e Ambasadores Kim.

Fjala e Ambasadores Yuri Kim

Është akumulim i një vizioni dhe një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë persona nga e gjithë bota. Ne kemi punuar për vite për këtë marrëveshje dhe nënshkrimi i saj është një gjë e jashtëzakonshme.

Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA është një nga përparësitë tona dhe e shoh ditën e sotme si një gur themeli gjigant. Theksoj se me 15 mars do të festojmë 30 vjet që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nuk mund të mendoja një ngjarje me të përshtatshme sesa nënshkrim i kësaj marrëveshje.

Jemi shumë krenarë për atë që keni arritur dhe shpresoj fortë që ta çojmë deri në fund.

Fjala e Kryeministrit Rama:

Kemi qenë me fat të kemi partnerët më të mirë të pajisur me përvojën dhe ekspertizën më të mirë për të realizuar një projekt të kësaj përmase e të këtij kompleksiteti.

Zhvillimi i këtij projekti me lider të tillë, dhe bashkëpunimi me SHBA për ta bërë këtë projekt realitet është hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Projekti i dytë madhor vetëm pak muajt e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA. Pas atij për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në 50 vite, që është diga e Skavicës.

Më duhet të them asnjë prej të dyjave nuk do ishte e mundur pa dikë që është këtu në këtë takim, që natyrisht është grua. Sepse vetëm gratë e forta mund të bëjnë të mundur gjërat e tilla. Dhe që është ambasadorja amerikane. Ia doli të hapë një hap më tej këtë marrëdhënie.

Dua të falënderoj dhe dikë tjetër, të cilin besoj që do t’i jap një shtyjë të pabesueshme moralit të vet shqiptarëve, pasi duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror, dhe duke ia dalë që të vëmë në jetë, operative një nga skalionet, që ka qenë dështim. Është shumë e rreth 130 milion dollarë e shpenzuar shumë keq. E di që për Egzonin këto janë qindarka, por për Shqipërinë është vlerë e jashtëzakonshme. Konvertimi i TEC-it të Vlorës nga nafta në gaz është hap i jashtëzakonshëm. Kemi një shprehje, me dy gurë vrasim një zog. Dy projekte shumë të rëndësishme. Epoka e artë e gazit e parashikuar nga Agjencia, po shfaqet në Shqipëri. Mund të jetë veçanërisht e artë për Ballkanin.

Jam shumë jo i lumtur që nuk jam i lumtur që nuk jam aty në Huston, Texas. Shpresoj të jetë vetëm fillimi, dhe gjëra të tjera do dalin prej kësaj. Sepse e di shumë mirë se Shqipëria ka një dobësi për ata që nuk e njohin. Ata që vijnë s’ka shans të ndahen prej saj. Jam i sigurt që keni rënë në kurth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *