Vendosni fjalën kyçe....

Pacienti godet me grusht mjekun në Urgjencën e QSUT-së


Dhunohet një mjek në QSUT. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, ku një nga pacientët ka goditur me grusht mjekun Aranit Gogo.

Sipas “Balkanweb”, pacienti 28-vjeç Avjerino Vjero, kishte shkuar në urgjencën e QSUT-së, nën efektin e lëndëve narkotike. Por në një moment e goditi mjekun me grusht.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë dhe pacienti tanimë është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik Nr.5 në Tiranë.

Materialet janë referuar në prokurori për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *