Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë ku një shtetas i armatosur ka qëlluar në drejtim të patrullës së policisë.
Madje ai nën kërcënimin e armë ka arritur të marrë edhe makinën e policisë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton Report TV.
Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar nga forcat e policisë së Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.