Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Durrësi: Do t’i mbroj shqiptarët nga çuditë, Saliu dhe Iliri s’e meritojnë shansin e pestë


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të “mbrojë shqiptarët” nga “çuditë” sipas tij që ai parashikon se mund të dalin në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Në ditët në vijim në javët në vijim do të jemi në përpjekje për të mbrojtur në radhë të parët shqiptarët nga të gjitha çuditë e mundshme që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të pestë.

Ti japësh Saliut e Ilirit shansin e pestë është realisht të kthesh Shqipërinë prapa për të pestën herë, kjo nuk do ndodhë por apeli im për gjithë durrsakët edhe si durrsak është që mos e kurseni mbështetjen për ne që mos kursejmë asgjë për ju.“– u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e tij vjen pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në Tiranë, në zyrat e FRD-së. Gjatë fjalës së tij Rama nuk e përmendi ngjarjen, por disa herë e sulmoi presidentin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *