Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sot patentat, hapi i radhës njohja e pensioneve me Italinë


Pas njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, kryeministri Edi Rama thotë se hapi i radhës do të jetë njohja e pensioneve mes dy vendeve.

 “U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.”– shkruan Rama, ndërsa ndan disa foto të ministres së Jashtme Otta Xhaçkës dhe homologut të saj Italian, Luigi di Maio.

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave është arritur sot pas vizitës së ministres Xhaçka në shtetin fqinj.

Xhaçka e Di Maio e konfirmuan zyrtarisht përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Veprime konkrete si ky, impakti më konkret tek qytetarët. Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit. Komuniteti arbëresh në Itali është urë lidhëse mes dy popujve tanë. Nxisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali. Italia, një avokat i palodhur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”- tha sot ministrja Xhaçka.

Kjo ishte vizita e saj e parë në Itali, pas emërimit në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *